-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama-Berisha u pajtuan, Spiropali: I lodhëm kot ambasadorët

Kryesoret

Kuvendi i është rikthyer normalitetit. Në seancën e sotme kishte debat, por jo flakadanë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha se reforma zgjedhore është e hapur dhe ka kohë për të diskutuar për listat e hapura apo votën e diasporës. Sherrin, i kërkoi opozitës që ta zgjidhnin mes tyre dhe jo ta sjellin në Kuvend.

Është mirë t’i shohësh të gjithë deputetët në vendin e tyre apo në këmbë duke folur sepse në fund të fundit kjo është detyra e deputetit, që të japë opsione dhe alternativë. Ne jemi konkurrentë, por jo armiq. Tani besoj që është e qartë, se me rrugën radikale nuk shkohet asgjëkundi dhe flamuri i radikalizmit është flamur disfate. Nuk ishte e nevojshme që t’i mundonim ambasadorët që të vinin në seancë dhe të shikonim si ne pajtohemi.

Zotin Basha apo zotin Alibeaj s’i kam dëgjuar që kur ishin ministra apo në majën e pushtetit të ngrinin ndonjë shqetësim për sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të kujtohesh se nuk je pjesë e këtij sistemi dhe ta kthesh përmbys dhe të na akuzosh ne se duam të bëjmë një reformë zgjedhore në kokën tonë. Ne nuk jemi aty të preism ultimatume qesharake por të adresuar rekomandimet e ODHIR-it. Sa i takon listave të hapura dhe votës së diasporës kemi ende kohë t’i diskutojmë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit