Dy persona të dyshuar për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës afër Moskës të premten janë arrestuar në rajonin Bryansk të Rusisë pas një ndjekjeje me makinë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti rus Alexander Khinshtein mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi në Telegram.
“Të dyshuarit e tjerë ikën në një pyll aty pranë në këmbë” ka thënë Khinshtein.
Katër persona të armatosur të veshur me kamuflazh hapën zjarr me armë automatike ndaj pjesëmarrësve të koncerteve pranë Moskës të premten, duke vrarë të paktën 60 persona dhe duke plagosur 145 në një sulm të marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik.
Rritet numri i viktimave nga masakra në Moskë, katër autorët në arrati