-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai rreh fëmijët, 21-vjeçari grushton punonjësin e OSHEE-së

Kryesoret

Arrestohen katër persona në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

  • G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur;

  • A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës;

  • F. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe L. M., 38 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi F. K. dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, dhe në momentin që punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, shtetasi F. K., së bashku me shtetasin L. M., kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 po punojnë për kapjen e shtetasit E. G., 18 vjeç dhe të një shtetaseje 16 vjeçe, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në rrjete sociale, një video të një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit