-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Olsi dhe Edi Rama pranuan autorësinë e drogës së Xibrakës

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në fjalën e tij për qytetarët ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Olsi Rama dhe Edi Rama  pranuan autorësinë e krimit të Xibrakës, duke shtuar se kjo erdhi si rezultat i dosjes që bëri publike kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Mbrëmë për herë të parë, Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës.
Ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.
Paçka se Olsi ishte mburojë e grupit.
Paçka se Olsi ishte një me kreun e grupit, Genti Xhixha.
Të gjitha këto, megjithatë mbrëmë u detyruan të pranojnë.
Dhe pse pranuan? Se Gaz Bardhi u nxori dosjen hetimore të prokurorisë.
Dhe ajo dosje ka dokumente të tmerrshme, ndaj dhe ata u përpoqën të justifikojnë se e kemi njohur, por nuk kemi marrë pjesë në ta.

Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë.
A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër.
Këta janë kriminelë miqtë e mi.

Hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë këta të dy janë.
Dhe këta, ju garantoj se janë të gatshëm të shfarosin këtë vend për pasurimin e tyre kriminal.

E votoj unë, thoshte Edi Ramën, se mezi po…
Çfarë mezi po? I ka dhënë 37 mijë metër katror tokë për biznesin e tij, Edi Rama-Olsi Ramës.
Këta e kanë Shqipërinë, çifligun e baballarëve të tyre.
Këta nuk kanë normë as standard.
Miq, po nuk i kapëm për zverku, këta nuk ikin kurrë.
Këta nuk ikin kurrë” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit