Mbrëmja e sotme ishte shëmbëllimi më i mirë i Tiranës këtë sezon, ulje-ngritje të vazhdueshme që tashmë e shohin jashtë 4 vendeve të para në renditje.
Teuta i shkaktoi një disfatë kryeqytetasve në shtëpi duke triumfuar me shifrat 1-2.
Në “Air Albania”, Teuta shfaqi më shumë dëshirë duke i mposhtur me lojë dhe rezultat.
Ekipi i Edi Martinit kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të fal një super goli të Jazxhi. Bregdetarët e nisën pjesën e dytë me gol, me Dacin që lëvizi bukur në zonë duke dyfishuar shifrat.
Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Bruno Lulaj erdhi vonë, në minutën e 90-të, pa mundur të shmangte këtë humbje.
Me këtë fitore, Teuta i largohet zonës play-out, për momentin ndodhen në vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve.