Edon Zhegrova është duke zhvilluar një sezon ëndrrash në Francë me ekipin e Lille, madje në ndeshjen e fundit në derbin kundër Lens ylli kosovar realizoi një dopietë.
Forma e mirë e lojtari nuk po kalon pa u vënë re, madje nga Spanja së fundmi raportohet një laj, ‘bombë’.
Sipas ‘Mas Fichajes’, Reali i Madridit është duke monitoruar nga afër lojtarin duke e kthyer në një alternativë të mundshme për të veshur fanellën e ‘Los Blancos’ në verë.
24-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.