-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet ngjarja/ E dashura e vrasësit në makinë me 18-vjeçarin, i mituri i mori jetën

Kryesoret

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti midis disa të rinjsh humbi jetën 18-vjeçari Amarildo Dervishi.

Në pranga nga policia kanë përfunduar 4 të rinj, tre prej tyre të moshës 15 dhe 16 vjeç si dhe një 20 vjeçar Frensis Shehu.

Sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë e cila ishte në makinë me viktimën.

Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qene ne automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.

18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit