-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi miratoi Amnistinë, Alibeaj: Djalli dhe të ‘fshehtat’ e Amnistisë

Kryesoret

Në Kuvend u miratua projektligji për Amnistinë Penale, me 116 vota pro dhe 1 kundër. Për këtë menjëherë fjalën më pas e mori nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Ai u shpreh se palët kanë rënë dakord t votonin Amnistinë për çështje pazari. Alibeaj bëri me dije se në këtë projektligj, ka dy cështje që janë për t’u sqaruar.

Sipas tij me këtë projektligj përfitojnë persona të arrestuar nga GJKKO për korrupsion, që nis nga niveli i sekretarëve, drejtorëve dhe vijon vertikalisht poshtë.

Alibeaj: Qëndrimet e palave janë të qarta. Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar. Dua të përdor një batutë Djalli qëndron në detaje. Dy cështje dua të sqaroj. Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO  nuk përfiton?

Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.

Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale  që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.

E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit