Pikat kufitare me Greqinë ishin të mbyllura gjatë dy ditëve të fundit si shkak i një greve nga administrata doganore greke.
Ditën e sotme gjithçka u rikthye në normalitet por në Kapshticë është krijuar një radhë e kilometrike me automjete që presin të kalojnë drejt shtetit helen.
Makina dhe dhjetëra kamionë janë parkuar që në mëngjes në këtë pikë kufitare duke krijuar një radhë prej 2 kilometrash.









