Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 29-vjeçar ka goditur me makinë një 70-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
I moshuari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
‘Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 29 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. N., rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi P. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’ njofton policia.









