Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur i vdekur në ballkonin e banesës.
Gjithashtu të shtëna me armë zjarri ka pasur në Pejë, ku për pasojë një person është lënduar.
Policia njofton se një person me motoçikletë ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në makinën e shenjestres ka vërejtur 4 vrima si pasojë e plumbave.