Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit për Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn, dy personat e dyshuar se kryen ekzekutimin mafioz të Gentian Bejtjas.
Ish-polici i burgjeve u ekzekutua më 15 prill në ambientet e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.
Një breshëri plumbash nga katër automatikë e la të vdekur në vend.
Hetimet deri më tani kanë si të dyshuar kryesor Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn, dy persona të cilët dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme me Bejtjan.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në përfundim të hetimeve.