Në datë 17 Prill gjykata e Posaçme do të vendosë nëse dosja e Vangjush Dakon do të kalojë ose jo për gjykim në themel. Seanca e parë e gjyqit paraprak u zhvillua ditën e sotme. I pranishëm ishte edhe vetë ish-kryetari i bashkisë që akuzohet për shpërdorim detyre.
A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore? E pyetën gazetarët Dakon, por ish-kryetari i bashkisë u largua duke mos pranuar që të flasë. Ai u shoqërua nga forcat e policisë, pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Dako akuzohet për dy raste për shpërdorim detyre, njëra ka të bëjë me shëtitoren dhe tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.