-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanjë/ Shkrepet arma ndaj 33-vjeçarit shqiptar

Kryesoret

Një 33-vjeçari shqiptar i është bërë atentat mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës. Shqiptari, i plagosur rëndë ka marrë të paktën katër ose pesë plagë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona, sipas burimeve të hetimit, shkruajnë mediat spanjolle.

I plagosur është dërguar në spital menjëherë pasi shërbimet shëndetësore kanë shkuar në zonën e të shtënave, ndërkohë që policia ka nisur hetimet e ngjarjes.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol. Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit