-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla i kërkon llogari ‘Zjarrfikëses’: Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje

Kryesoret

Ministri i Brendshëm kërkoi ndërhyrje energjike e të shpejtë në nivel inspektues në Shërbimin Zjarrfikës, për të parandaluar ngjarje me pasoja në të ardhmen dhe ruajtur jetën e pronën e qytetarëve.

“Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa.

Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale”, nënvizoi ministri.

Ai theksoi rëndësinë kyçe të këtij shërbimi jetik për qytetarët.

“Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, u shpreh ai.

Ministri apeloi për integritetin e inspektorëve të MZSh. Më tej, Balla kërkoi reformim total të Shërbimit Zjarrfikës, në nivelin inspektues në shkallë vendi.

“Shërbimi zjarrfikës ka nevojë për uniformizim dhe përmirësim më të prekshëm si në Drejtorinë e Përgjithshme, e gjithashtu në nivel vendor“, deklaroi Balla, në një takim të mbajtur me drejtuesit e Shërbimit në 61 njësi vendore në Shqipëri.

Ministri tha se duhet plotësuar baza e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.

Sezoni turistik ka filluar dhe vera po afrohet si stinë, e kanë filluar problematikat e zjarreve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit