-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BBC: A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

Kryesoret

Irani sulmoi me dronë dhe raketa Izraelin pasi ishte betuar për hakmarrje në lidhje me një sulm vdekjeprurës në konsullatën e saj në Damask të Sirisë. Izraeli nuk ka thënë se ka qenë autore e këtij sulmi, por gjerësisht besohet se fshihet nga pas.

Në fakt, kjo është hera e parë që Irani sulmon Izraelin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Prej vitesh dy shtetet janë përfshirë në një luftë të gjatë në hije, duke sulmuar asetet e njëra-tjetrës dhe pa marrë përsipër përgjegjësitë. Këto sulme janë rritur ndjeshëm gjatë luftës në Gaza.

Supozohet që Izraeli ka armë bërthamore, por mban një politikë zyrtare duke mos e qartësuar këtë çështje qëllimisht. Irani nuk ka armë bërthamore dhe ka mohuar akuzat se po tenton të përdorë programin e saj civil bërthamor për t’u bërë një shtet i armatosur bërthamor.

Vitin e kaluar, mbikëqyrësi global bërthamor gjeti grimca uraniumi të pasuruara deri në 83.7% pastërti, shumë afër shkallës së armëve, në vendndodhjen nëntokësore të Fordos në Iran. Teherani tha se mund të kenë ndodhur “luhatje të paqëllimshme” në nivelet e pasurimit.

Irani ka pasuruar hapur uraniumin në 60% për më shumë se dy vjet, duke shkelur një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore të vendosur në vitin 2015. Sidoqoftë kjo marrëveshje ka qenë pranë rënies kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe vendosi sanksione ndaj Iranit në vitin 2018. Izraeli e ka kundërshtuar që në fillim këtë marrëveshje.

Çfarë mesazhi po dërgon Irani nëpërmjet këtyre sulmeve?

“Ne i bllokuam, i interceptuam dhe së bashku do të fitojmë”. Kështu e vlerësoi sjelljen e Izraelit kryeministri Benjamin Netanyahu pas sulmit iranian. Megjithatë Tom Fletcher një këshilltar për politikën e huaj i disa kryeministrave britanikë dhe një ish-ambasador në Liban thotë se sulmi iranian është një “sinjal i ftohtë i kapaciteteve dhe shtrirjes së Iranit”.

“Udhëheqësit në Iran dhe Izrael janë nën presion në shtëpi duke u përballur me kritika ndërkombëtare dhe janë qartësisht gati që të luajnë me zjarrin”, paralajmëroi ai. Fletcher i tha BBC-së se sulmi i paprecedentë i Iranit duket se është kalibruar me kujdes.

“Irani i bëri publike sulmet përpara çka i bëri më të lehta për t’i frenuar”, tha ai duke e krahasuar me shkëmbimet e zjarrit që ai kishte parë kur ishte ambasador në Liban, ku “qëllimi është të tregojë aftësinë, por jo domosdoshmërisht konflikti të përshkallëzohet”.

Sipas këshilltarit është pozitive fakti që Irani zgjodhi të përgjigjej direkt sesa përmes Hezbollahut. Disa izraelitë kanë bërë thirrje që ushtria ta zgjerojë përballjen me grupin libanez për ta larguar atë nga kufiri.

Sanam Vakil, nga instituti Chatham House, tha se sulmet kanë qenë një sukses nga këndvështrimi i Iranit.

“Kjo është hera e parë që Irani ka thyer dhe dhunuar sovranitetin e Izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sulmet kanë qenë sigurisht të kalibruara, drejt instalimeve ushtarake me qëllimin për të mos shkaktuar shumë dëme apo lënduar njeri”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit