-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i përgjigjet live Dumanit për akuzën McGoningal

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë nga kryesia është pyetur në lidhje me SPAK dhe përgenjeshtrimin e akuzave që Kryeprokurori Altin Dumani, i bëri akuzave të hedhura nga Meta se ai është takuar me McGoningal.

Për këtë Meta u shpreh se asnjëherë nuk ka qenë kundër SPAK-ut, madje e ka mbështetur në detyrën që duhet të kryej, por shtoi se ka dalë publikisht kundra zgjedhjes së Dumanit si kryeprokuror. Kjo nga fakti që ai u zgjodh me 69 vota, gjë që sipas Metës është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Nuk ekziston asnjë sulm nga Ilir Meta si president apo kryetar i PL, ndaj SPAK-ut. Pavarësisht se e kamë bërë të qartë publikisht se zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm me 69-vota, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë me 140 vota, ishte një kapje flagrante e institucionit të prokurorisë, pasi në këtë mënyrë u kap KLP-ja, përmes emërimeve që bëri zonja Marku.

SPAK ka patur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën e tij dhe kurrë nuk e ka bërë detyrën e tij, sepse SPAK është rezultati i një pjellje të sforcuar” u shpreh kreu i Partisë së Lirisë.

Më tej Meta shtoi se SPAK është i kapur prej fyti nga Edi Rama.

“SPAK-un e ka kapur prej fyti Edi Rama. Të gjithë prisnim se do hetohej dosja e Dibrës apo jo? Thjesht e hodhën tutje.

Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte në zgjedhjet e vitit 2021. Kur bandat e Edi Ramës derdhën gjak në Kavaj, derdhën gjak në Elbasan e kudo tjetër.

Ajo vrasje në Elbasan nuk do kishte ndodhur nëse SPAK do kishte hetuar çështjen që ishte raportuar” përfundoi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit