-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri vrau gruan, flet shoqja: E donte shumë, vajzat e panë të gjakosur

Kryesoret

Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasjen tashmë. Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.

“Jua kom ditë raportet gjithë jetën, deri në momentin e fundit. E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase. Deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën”.

“Unë për atë pjesë nuk mundem me bisedu, se nuk nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru, me çu nëpër mjekë…”, ka thënë Bala në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Bala gjithashtu ka treguar se të dyja vajzat e kanë parë nënën e tyre të gjakosur. “Kemi qenë në dijeni edhe rrethi, edhe shoqëria, po Xhuljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve, edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe edhe e vogla e kanë parë nënën të gjakosur”, ka shtuar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit