-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E reja ukrainase u gjet e vdekur në autostradë, arrestohet një i dyshuar

Kryesoret

Shtetasja ukrainase, 23-vjeçarja Olena Kozij ishte gjetur e vdekur nga Policia e Kosovës më 21 shkurt të këtij viti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Mësohet se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Burime nga Policia thonë se i arrestuari dyshohet se ka qenë në veturë me viktimën, ndërsa pas një mosmarrëveshje që është zhvilluar mes tyre shtetasja ukrainase ka dalë nga vetura dhe dyshohet se ajo më pas është goditur nga një veturë tjetër në autostradën Ferizaj – Prishtinë.

KALLXO.com mëson se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Autostradave i Policisë së Kosovës, i cili po përpiqet të identifikojë automjetin i cili viktimës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

E ndjera në tetor të vitit 2023 kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit