-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gasperini gati të mbylli ciklin Jurgen Klopp tek ‘The Reds’

Kryesoret

Atalanta ka një shanc të artë për të shkruar historinë pasi mbrëmjen e sotme ata do të presin Liverpoolin në Bergamo.

Bergamaskët janë me një këmbë në gjysmëfinalet e Europa Ligës, falë një fitoreje mahnitëse 0-3 në Anfield një javë më parë.

Kupat Europiane nuk kanë qenë kurrë një skenë shkëlqimi për italianët, dhe ajo fitore e pastër në Angli, shënoi shkëlqimin e tyre më të madh për të cilin foli e gjithë Europa.

Megjithatë  mbahet mend mirë ajo çerekfinale në Champions League në vitin 2020, ku ata ishin jashtëzakonisht të pafate në atë sfidë teke ndaj PSG. Një disfatë 2-1 që erdhi në minutën e fundit.

Një klub historikisht i vogël që luan dhe konkurron nën hijen e ‘të mëdhajave’ të Italisë, por Atalanta ka arritur lartësi të reja që kur Gasperini mori drejtimin e trajnerit në 2016.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, e di se skuadra e tij nuk është në formën më të mirë, dy humbje radhazi pa shënuar asnjë gol, dhe mbi të gjitha një lëshim i kreut në Premier League mund të ketë demoralizuar edhe më shumë skuadrën.

Tifozët anglez presin një përmbysje të madhe, pak nga zakoni dhe pak nga ‘llastimi’ i tepërt, duke kujtuar atë përmbysje 4-0 ndaj Barcelonës në Champions League.

Megjithatë trajneri Klopp, pasi pa se batuta e Guardiolës, ‘të luash kundër Atalantës është si të shkosh tek dentisti’, nuk i doli aq për mirë, kërkon të jetë me këmbë në tokë.

‘Një përmbysje si ajo ndaj Barcelonës, nuk mund të bëhet ndaj Atalantës, ekipi meriton 100% respekt’ u shpreh tekniku gjerman, për atë që mund të jetë, sfida e fundit që drejton ‘The Reds’ në garat Europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit