-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekët ‘kujtohen’ për Belerin: E kaluara e ‘harruar’ e Fredit me kallash në kufi

Kryesoret

Fredi Beleri është kandidat për eurodeputet i partisë “Demokracia e Re” që drejtohet nga kryeministri Mitsotakis. E ndërsa deri tani e përdorën për sulm kundër Shqipërisë, tani grekët janë kujtuar për të shkuarën e tij.

Gazeta e njohur greke “Ta Nea” shkruan për të kaluarën e errët të Fredi Belerit kur në 1995 bashkë me 6 persona të tjerë u arrestuan pranë kufirit me Shqipërinë. Në bagazhet e dy makinave të tyre ata mbanin 9 kallashnikovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç.

Ta Nea sjell në vëmendje faktin se kjo ngjarje mori përmasa të mëdha në shtypin grek të kohës ku shkruhej se një grup paramilitarësh do të sulmonin shtetin fqinj, Shqipërinë. Evidentohet edhe fakti i vrasjes së dy ushtarëve shqiptarë në repartin ushtarak të Peshkëpisë në Gjirokastër.

Nisur pikërisht nga kjo e shkuar e errët, Ta Nea shkruan se kandidatura e Belerit do t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë listës së kryeministrit Mitsotaqis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit