-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ra në prangat e policisë zviceriane, reagon Soni Malaj

Kryesoret

Ditën e djeshme, thuajse në të gjithë mediat qarkulloi  lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, ishin arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën rreth 48 orë në Komisariat.

Kjo gjë shqetësoi fansat e këngëtarëve, por Soni Malaj dhe Don Phenom, kanë vijuar normalisht aktivitetin e tyre në rrjetet sociale duke mos reaguar për këto lajme.

Kështu ditën e djeshme Soni ka publikuar dy foto të saj me mbishkrimin ‘Cute jeans’, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërkohë i vetmi që komentoi këto lajme ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili po ashtu do të këndonte në koncertin e 13 prillit, tha për mediat kosovare se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend.

Ndërsa për kolegët shtoi se ata  u ndaluan për shkak se vizat turistike nuk duhen përdorur për të punuar dhe si pasojë mund të ndëshkohen me ndalesë, deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit