-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani udhëton për në SHBA, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në ShBA, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në seancën e KSKB-së, presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Përgjatë qëndrimit në New York, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit