-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ragmi Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Komunës së Preshevës

Kryesoret

Ragmi Mustafa është vendosur në pozitën e kryetarit të Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mustafa e ka konfirmuar këtë në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën.

“Shqiprim Arifi nuk ka pasur shumicën në Preshevë dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e kryetarit”, ka thënë Mustafa.

Ai duke komentuar reagimin e Arifit, e cilësoi atë të turpshëm dhe shpifës, meqë ky sipas tij, nuk e ka pasur shumicën që nëntë muaj.

Mustafa potencon se në vendin e të parit të komunës është vendosur para dy dite.

Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 2 qershor.

Përndryshe, Shqiprim Arifi ka njoftuar pasditen e së shtunës se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës

Arifi ka thënë se shkarkimi i tij është bërë nga Beogradi në mesnatën e mbrëmshme.

Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit