Tre persona janë arrestuar në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga policia. Personat e arrestuar janë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.
Vidrica dhe Metaliaj akuzohen për hedhjen e molotovit në derën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kaloshi akuzohet për dhunë ndaj efektivëve të policisë.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë Klevis Balliu dhe Tedi Blushi.