-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët bojkotojnë zgjedhjet në Veri, shqiptarët mbeten në krye të komunave

Kryesoret

Vetëm 203 persona në katër komunat në veri të Kosovës  dolën për t’iu përgjigjur pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

Votimi, që u organizua për t’ua mundësuar serbëve, shumicë në atë pjesë të vendit, që t’i heqin kryetarët aktualë, duket se do t’i lërë ata në detyrë deri në fund të mandatit.

Një vit më parë, ata u bënë kryetarë të komunave në veri të Kosovës, pasi Beogradi iu kërkoi serbëve në Kosovë që t’i bojkotonin zgjedhjet e 23 prillit 2023, gjë që rezultoi me zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë – fitues me pjesëmarrjen e vetëm 3% të votuesve.

Udhëheqjen e Leposaviçit e mori Lulzim Hetemi nga LVV-ja, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga PDK-ja, udhëheqjen e Zveçanit e mori Ilir Peci nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut erdhi Erden Atiç nga LVV-ja.

Ndërkohë partia dominuese në veri të Kosovës, Lista Serbe, iu bëri thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në këtë votim, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit