-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Tatimi për profesionet e lira masakër financiare që nxit shpopullimin

Kryesoret

Kreu i Forumit Rinor të selisë blu, Besart Xhaferri teksa denoncon taksimin e profesioneve të lira, thekson se motoja e qeverisë “Rama” është se pa krim nuk ka zhvillim.

“Ashtu siç e kishim paralajmëruar tatimi për profesionet lira është një haraç që vret iniciativën e sipërmarrjes dhe nxit eksodin masiv nga vendi.  Qeveria Rama ka vendosur që ekonominë t’a bazojë në paratë e narkotrafikut që kanë bërë që leku i ekonomisë sonë të rrënuar të mposhtë monedhën evropiane, tej çdo logjike ekonomike.

Që prej 1 Janarit 2024 personat fizikë dhe të vetë-punësuarit s’ trajtohen më si sipërmarrje  e vogël me 0% tatim,  por taksohen me normën tatimore 15% për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit dhe 23%  për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve.

Ditët e fundit me qindra profesionistë të lirë nga 26 kategoritë që preken nga këto ndryshime u përballën me  fatura tatimore të cilat shkonin deri në 30 % të xhiros. Kjo është një masakër ekonomike, në një kohë që për shoqëritë tregtare dhe biznesin e madh që fiton deri në miliona euro në vit tatim fitimi është 15 %.

Shumë prej këtyre sipërmarrësve janë me kredi në banka dhe kjo goditje shtetërore për të mbuluar gropat e korrupsionit do jetë fatale për të ardhmen e tyre.  Ftoj profesionistët e lirë t’i bashkohen protestave tona kundër kësaj kaste hajdutësh që tallen me mundin dhe djersën e shqiptarëve”, shprehet Xhaferri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit