-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reportazhi për emigrantët, La Repubblica: Rama telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI 3

Kryesoret

Reportazhi investigues i ‘RAI 3’ për emigrantët afrikanë dhe për marrëveshjen Rama-Meloni ka tërhequr jo pakë vëmendje, duke nxjerrë në dritë të fshehtat që qëndrojnë pas këtij pakti.

Prestigjiozja italiane, “La Repubblica” në një shkrim të fundit, ka zbuluar se kryeministri Edi Rama, pas reportazhit a kontaktuar drejtorin e televizionit. Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se “sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon”.

“Dhe duke folur për hallin: dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai madje duhej të dëgjonte në telefon kryeministrin shqiptar Edi Rama, i tërbuar për episodin e Reportazhit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve” shkruhet në artikullin e La Repubblika.

I publikuar mbrëmjen e së dielës, reportazhi i emisionit Report në “Rai 3” ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Ndër të tjera në reportazh, thuhej se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, i cilësuar si njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit. Po ashtu, raportohej se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit