Gjatë tubimiut qytetar Berisha nga dritarja e shtëpisë paralajmëroi një tjetër protestë të opozitës.
Ish-kryeministri i ftoi të gjithë shqiptarët që të mos lejojnë kthimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion veliajt në vend i cili sipas Berishës ndodhet në Holandë ku janë fshehur dhe bashkëpunëtorët e tjerë të aferës së inceneratorit.
“Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit. Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut. Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore. E premtja është dita e triumfit. Dita e fitores. Dita e ngadhënjimit. Dita e drejtësisë”, deklaroi Berisha.