Zbatimi i amnistisë penale filloi ditën e sotme, nga ku pritet të përfitojnë rreth 800 të dënuar.
Në disa burgje të vendin të dënuarit kanë filluar të lënë qelitë e tyre, e disa të tjerë kanë përfituar ulje dënimi.
Vëmendje ka mare dhe një e dënuar e cila është liruar nga burgu i Peqinit.
Me të kaluar dyert e burgut ajo është takuar me babanë e sajë, i cili e priste jashtë.
Nga kjo amnisti do të përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.
Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.
Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.
Përfitoi nga Amnistia, lirohet ish-kryetari i i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj