-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpelanca me Ramën/ Bardhi-Nikollës: Sa herë e thërrasim fshihet pas Spiropalit

Kryesoret

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Linda Nikollën. Shkak është bërë mos përfshirja e kërkesës për interpelancë urgjente me Ramën për RAI3, në draft-kalendar.

Bardhi është shprehur se sa herë ka kërkesa të tilla, Rama shmanget duke bërë një postim në Twiter dhe ose duke u fshehur pas Elisa Spiropalit.

Bardhi: Nuk e kuptoj pse ne draft-kalendare nuk është përfshire kërkesa e grupit te PD, per interpelance urgjente. Shpresoj te jete gabim teknik pasi ndryshe do te ishte një shkelje e rende kushtetuese. Sa here ka kërkesa te tilla kuvendi, shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit ne Twitter. Kërkoj te shtohet ne Kalendar.

Nikolla: Shqetësimi qe keni paraqitur ju ne interpelance, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën qe do duhet te thirret një interpelance. Prandaj dhe nuk përfshihet.

Bardhi: Une e kuptoj se ju recitoni diçka qe ju kanë shkruar. Ne baze te kushtetutës unë kërkoj që kryeministri te vij dhe te jap sqarime per një ndërhyrje skandaloze qe ka bere si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare..

Bardhi-Nikolles: Ju nuk jeni roje e Edi Ramës. Sa here ka kërkesë per interpelance ju dilni me mbrojtje dhe shkelni kushtetutën. Me vjen keq tani. Sa here ai e thërrasim ne fshihet pas Elisës..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit