Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se vota e emigrantëve është një detyrim dhe se Edi Rama nuk e do diçka të tillë.
Sipas tij, PD është e vetmja forcë politike që ka një plan konkret për votën e diasporës.
“Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës!
Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.
Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë. Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.
Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike!” shkruan Basha.