-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza: Asociacioni, pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së

Kryesoret

Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i vendosën asaj një kusht: ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë e konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada gjermane në Kosovë.

“Dorëzimi i draft-statutit [të Asociacionit] në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, do të ishte një hap i tillë [konkret]”, thuhet në përgjigje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, me arsyetimin se nuk ka të bëjë me pranimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij të mërkurën, ai tha se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Po të mërkurën, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një takim online me gazetarët se ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për t’u pranuar në Këshillin e Evropës.

Ai tha se disa vende anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar nga Kosova ta themelojë Asociacionin dhe shtoi se kjo është një kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, beson se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë fare në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, më 16 dhe 17 maj, kur edhe pritej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës.

“Me këtë do të parandalohej një votë negative, domethënë një votë e pasuksesshme”, thotë Weber për Radion Evropa e Lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit