Nga Elbasani, kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha denoncoi se Edi Rama po e mbush stadiumin nesër në takimin me diasporës me qytetarë nga Shqipëria.
Më tej, tha se po shkon në Greqi duarbosh sepse votën e emigrantëve nuk e garantoi në 11 vite në pushtet.
“Rama ka mbledhur 55 kryetarët e bashkive dhe u ka vënë kuota, bashkitë e vogla nga 50 veta dhe të mëdhatë nga 100 veta në Greqi, që të kënaqet Edi Rama.
Po shkon atje për t’u thënë se pas 4 palë zgjedhjesh premtime për votën e diasporës nuk e bën realitet” tha ai.