Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore në lidhje me arrestimet e kryera nga SPAK 3 ditë më parë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste.
Në dosje janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij Arjan Tuku, për vrasjen e Durim Bamit. Po ashtu, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të pa identifikuar.
Pjesë nga dosja
Arian Tuku i shkruan, jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …efare thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që….I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në hali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu at me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mhas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy 60.
Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.
Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen.