Prej orës 11:00 përpara bashkisë së Tiranës opozita po zhvillon protestën e tetë në kërkim të largimit të Erion Veliajt. “Nuk ndalemi pa larguar Erion Veliajn” tha Belind Këlliçi. Sapo ish-kandidati mbaroi prononcimin plasi molotovi në derën e bashkisë.
Protestat kanë nisur pas shpërthimit të skandalit në Bashkinë e Tiranës ku drejtorë të Erion Veliajt përfunduan në pranga për abuzime në tenderë dhe si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.