-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Autobusi i drogës’ nga Shqipëria në Itali, zbulohet skema e dy shqiptarëve

Kryesoret

Dy shqiptar të moshave 42 dhe 39-vjeç janë arrestuar nga policia e Milanos, nën akuzën për trafikim droge. Së bashku me ta u arrestua dhe një 31-vjeçar italian.

Pas një monitorimi të gjatë policia pa se dy shqiptarët në një autobus t’i kalonin italianit dy pako të bardha, me këtë të fundit që i vendosi në vendin e rrotave rezervë në bagazhin e makinës.

Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq.

Në atë moment është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve. Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë, kishte një fund të rremë ku oficerët gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini, siç rezultoi nga hetimet për lëvizjet e shtetasit italian dhe nga indikacionet gjetur në celularin e tij.

31-vjeçari është dërguar në burgun Busto Arsizio (VA), ndërsa dy shtetasit shqiptarë në burgun e Vareses.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit