Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani paraqiti para Komisionit të Ligjeve punën e kryer nga institucioni që drejton për vitin 2023. Në nisje të raportit ai u shpreh se nga kërkesat e prokurorisë për personat e hetuar, janë dënuar me burg një numër i ulët.
Shprehu edhe njëherë shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ai u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK. E theksoi edhe njëherë faktin se prokurorët janë të paqartë se cfarë do të ndodhë me fatin e tyre pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.
“Ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.
U ndal edhe tek veçoritë e grupeve kriminale. Kreu i SPAK Altin Dumani në Komisioni për Çështjet Ligjore u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Amerikën latine dhe 32 skuadra të përbashkëta hetimore
“Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta.
Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center. Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet.
Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, deklaroi Dumani.
LIVE-Dumani: DEA dhe FBI në Tiranë, nuk jemi inkuizitorë, sekuestruam 41 mln €