Gjykata e Durrësit ka lënë me ‘arrest shtëpie’ Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani. Tre ditë më parë ata u arrestuan pasi grabitën një shumë të madhe valute euro në bankat e BE-së.
Në automjetin e tyre u gjetën 80 mijë euro të vjedhura me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.
Ndërkohë dyshohet se ata i kanë marrë paratë nga persona të tjerë që kanë realizuar grabitjen jashtë vendit dhe më pas do ti shisnin në bankë.