Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një efektive e policisë vrau veten me armën e shërbimit.
Bëhet me dije se viktima është e moshës 21-vjeçare ndërsa është identifikuar si Aldorjana Loshi, e cila punonte në Komisariatin e Policisë nr.5.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë qytet studentit, ndërsa ende është duke u hetuar.
Po pak minuta më parë një tjetër efektiv policie, një 28-vjeçar u vetë-plagos me armën e shërbimit.