-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Milano/ Berisha: Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin që pritet të zhvillojë sot kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Milano.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari që tregon se sipas tij po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.

“Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje z. Berisha,

Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.

Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq” thuhet në postimin e Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit