Debate dhe akuza në mbledhjen e KLP-së që do të vendosë për fatin e kryetarit Alfred Balla, i cili u shkarkua nga vettingu duke përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Mbledhja e sotme u thirr dhe drejtohet nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa mungon Balla.
“Jam i detyruar të thërras këtë mbledhje, nuk ndihem aspak komod. Jemi dhjetë anëtarë, zoti Balla mungon”, është shprehur Bazaj. Anëtarja Nurihan Seiti u shpreh edhe vetë Bazajt i ka mbaruar mandati.
“Hidh në votim kërkesën për përjashtim” ishte kërkesa e saj. Sokol Stojani tha se vendimi është i qartë dhe se “tentativat e tij, ish-kryetarit me e-mailet që ka dërguar nuk eshte i rregullut. Ai ka vetem nje mundesi ta çoje ne Strasburg“.