-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konstituohet Parlamenti i Maqedonisë, postet që marrin shqiptarët

Kryesoret

Sot në orën 11:00 konstituohet parlamenti i ri i Maqedonisë. Krerët e koalicionit opozitar shqiptar “VLEN” do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie dhe në vend të tij detyrën do ta kryen deputeti Bekim Sali.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës.

Taravari rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, dhe që doli ministri më i suksesshëm për disa muaj të udhëheqjes të dikasterit të shëndetësisë.

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti po ashtu do të lërë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit