Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ihsh-bllokut, ku 3 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me levë dhe sende të forta avokatin Sokol Mëngjesi.
Autorët duket që e kanë planifikuar sulmin.
Nga ajo çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë se 3 autorët pasi afrohen e qëllojnë menjëherë me leva e sende të forta, ndërsa nuk kanë qenë të maskuar. Po vijon puna për t’i identifikuar, grupet po mbledhin dhe kamerat e tjera për të bërë të mundur gjurminin e autorëve
Mëngjesi nuk është marrë në pyetje akoma, pritet të merret në një moment të dytë pasi vijon të jetë në ekzaminim mjekësor.
Detajet e fundit/ Si i zunë pritë avokatit të Berishës teksa çonte djalin në kopsht