Grupi i Sali Berishës ka reaguar duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Floriana Garo ka bërë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama, si urdhërues të dhunës së avokatit Sokol Mengjesi.
“Dhuna fizike ndaj Sokol Mëngjesit, është një akt i shëmtuar dhe i urdhëruar direkt nga Edi Rama, 3 banditë kanë sulmuar në leva në kokë Sokol Mëngjesin. Hakmarrje e verbër e Edi Ramës, ndaj Sokol Mëngjesit sepse ai faktoi se procesi gjyqësor ndaj Berishës është politik.
Ai beson se me dhunë do frikësoj zërin e së vërtetës, ne dënojmë këtë akt bandidest dhe deklarojmë sot se vetëm Edi Ram do të mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal”, tha Garo.