Ditën e sotme në Rrogozhinë u arrestuan dy vëllezër pasi ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Dy vëllezërit 62-vjeçari me iniciale F.H., dhe 55-vjeçar me iniciale Sh.H., banues në rrogozhinë ushtronin prostitucion në hotelin që ishte në pronësi të tyre.
Atyre u sekuestrohen hoteli dhe një shumë parash e dyshuar qe është përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.









