E ndërsa brenda parlamentit ka debate të forta mes kryetares së Kuvendit dhe opozitës, jashtë protestuesit kanë nisur djegien e gomave. “Ti je peng, të kanë urdhëruar. Jepi rrugë se ky parlament…”! i tha Flamur Noka, Nikollës që nuk pranon të fusë Berishën në grupin e PD-së.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD zyrtare.
Ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.
“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretare Ina Zhupa”, lexoi Nikolla. Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së. “Duhet vendim partie për t’u futur në grup” tha Nikolla, referuar Berishës.









