-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj çon 20 mijë firma në KQZ për votën e Diasporës

Kryesoret

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mesditën e sotme dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës. Adriatik Lapaj u shpreh se tashmë mundësia që shqiptarët e diasporës janë më afër se kurrë për të votuar. Ai shtoi se parlamenti është i detyruar të marrë në shqyrtim këtë projektligj dhe 21 mijë firmat janë provë se qytetarët duan hapjen e garës.

“Kjo është një dëshmi se qytetarët shqiptarë e dua ndryshimin, e duan hapjen e garës, duan që fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre të votojnë. Këto janë të vetmet mundësi që shoqëria jonë të demokratizohet dhe të ecim para.

Ky ka qenë një mision i vështirë në terren sepse procedurat që ka parashikuar Komisioni qendror i zgjedhjeve ka dashur dhe fotokopje të kartave të identitetit dhe plotësim të formularëve me të dhëna shumë sensitive, por gjithsesi ne ja dolëm.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm sepse tani përveç fjalëve po kalohet në vepra. Tashmë parlamenti i republikës së Shqipërisë është i detyruar të marrë në shqyrtim këto 21 mijë firma dhe këtë projektligj të depozituar nga qytetarët si iniciativë ligjore qytetare.

Unë ftoj çdo qytetar që na dëgjon të bëhet aktiv të jetë i ndërgjegjshëm për nevojën që ka vendi për të drejtësi. Duhet ti largohet modelit të së shkuarës dhe të bashkohet me modelin që ka në themel të vet shtetndërtimin përmes ndërtimit të një kuadri ligjor të drejtë, meritokratik dhe në themel ka gjithmonë garën” tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit