-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndikon te tregu i punës

Kryesoret

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.

Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht.

Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës.

Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.

“Më së shumti rrezikohen vendet e punës të nivelit fillestar. Analistët e marketingut, ndihmës hulumtuesit, analistët e financave. Këto profesione mund të automatizohen krejt lehtësisht, detyra që përsëriten”, thotë për Zërin e Amerikës Sanjay Patnaik me Institutin Brookings. VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit