Në Tiranë po zhvillohet konferenca e 51-të rajonale e INTERPOL-it për Europën.
Në nisje të kësaj konferencë u mbajt një minutë heshtje në nder të policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria është partnere e besuar e INTERPOL dhe se gjithashtu është e përkushtuar në luftën kundër krimit.
“Unë jam mirënjohës komitetit ekzekutiv që bëri të mundur mbajtjen e këtij eventi në Tiranë, i parë i një përmase të tillë. Që nga hapja e zyres qendrore e INTERPOL, Shqipëria bashkë me misionin Interpol është fuqizuar. Konfirmojmë që Shqipëria është e përkushtuar dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida të shumta në fushën e sigurisë.. Krimi i organizuar, krimet kibernetike kërkojnë një koordinim dhe përgjigje të shpejtë. Drogat sintetike janë vrasësit numër një”, tha Balla.
Gjithashtu Balla theksoi se ishte hera e parë që Shqipëria drejton një event të INTERPOL-it të këtij niveli.